Champions League ngriti siparin këtë të martë, për sezonin 2024-2025. Juventusi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin, duke mposhtur holandezët e PSV-së, me rezultatin 3-1.

Fitore e rëndësishëm për italianët, që bindën në shtëpi. Yildiz zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të me një supergol, ndërsa 6 minuta më vonë, McKennie dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa fraksioni i dytë nisi sërish me gol për vendasit. Nico Gonzalez shënoi të tretin në minutën e 52-të, për të vulosur fitoren e Juventusit. Golin e vetëm për holandezët e shënoi Saibari në fund, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Triumf regjistroi edhe Aston Villa që mposhti 3-0 në transfertë ndaj Young Boys. Anglezët ishin dominues gjatë gjithë takimit, duke mos e vënë fitoren në diskutim për asnjë moment.

Kujtojmë se Liga e Kampioneve vjen në sezonin 2024-2025, me format të ri. Në Champions, do të marrin pjesë 36 ekipe, ndryshe nga 32 skuadrat që merrnin pjesë më parë. Nuk do të ketë fazë grupesh, por ekipet do të luajnë 8 ndeshje, me 8 ekipe të ndryshme, 4 sfida në shtëpi dhe 4 në transfertë.

Tetë ekipet e renditura të parat, do të kualifikohen për në fazën e 1/16-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të përballen në “play off” dhe ato që fitojnë, do të kualifikohen më tej.

/tvklan.al