Reforma e re e lajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, e cila synon një transformim të thellë në mënyrën e menaxhimit të plazheve nga sektori privat dhe vendos fokusin tek plazhet publike, është mirëpritur nga operatorët turistikë në Durrës.
Sipas tyre, kjo do të sjellë përfitime për turizmin.
“Ky vendim është shumë i mirëpritur sepse ka pasur goxha kërkesa për hapësira publike këtë sezon…vjen në harmoni me gjithë grupet e interesit.Turistët kërkojnë plazhe private”, thotë Eduart Xhepa, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Operatorët turistikë kanë kërkuar gjithashtu përmirësime në pikat e informacionit turistik dhe një menaxhim më të mirë të transportit publik për sezonin e ardhshëm.
“Turisti ka nevojë të marrë informacion për aktivitetet në qytet…transporti urban çalon në dy pika, shpërndarja e informacionit dhe janë oraret e shërbimit urban që në sezon duhet të zgjaten deri në mesnatë”.
Këtë verë, Durrësi dhe bregdeti i tij kanë tërhequr një numër të madh pushuesish, të cilët kanë vlerësuar bukurinë natyrore dhe shërbimet e ofruara, duke e klasifikuar Durrësin si një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.
Tv Klan