Drejtoresha e TKOB Zana Cela prezanton kalendarin on line “Opera me Pizhama”!

Ajo në lidhje me situatën u shpreh se është tip optimiste dhe në të gjitha llojet e situatave mundohet të përshtatet dhe të marrë maksimumin.

Zana Çela: Unë jam tip optimiste dhe në fakt mundohem që në të gjithë llojet e situatave që më ka sjellë jeta të përshtatem shumë mirë, t’i marr maksimumin. Me thënë të drejtën në shtëpi po ja kalojmë shumë mirë, sepse jemi dhe duke punuar për shtëpinë, por edhe duke punuar për projektet e ardhshme te Teatrit të Operas dhe jemi organizuar shumë shpejt me të gjithë stafin, sigurisht fillimisht me stafin e administratës dhe pastaj menjëherë shpejtuam që të organizojmë dhe stafet e mëdha, veçanërisht me baletin fillimisht.

Gjithashtu Çela prezantoi edhe një risi që ky teatër ka ndërmarrë në kushtet e vetizolimit.

TKOB ka bërë kalendarin online “Opera me pizhama” që fillon në 11 Prill.

Duke dashur të mos i mungojë asnjë moment publikut fanatik të operas, kalendari online do të përfshijë opera, balet, koncerte dhe performanca soul.

Zana Çela: Shfaqjet online do fillojnë në 11 Prill, pra këtë javë ne kemi premierën e parë online. Vendosëm që t’ju qëndrojmë pranë njerëzve përsëri, sidomos pranë fansave të operas, që janë mësuar të na dëgjojnë, të na shikojnë dhe menduam t’ju servirim publikut pikërisht një sezon artistik online.

Të gjitha gjinitë e shfaqjeve do të transmetohen në faqen e YouTube të TKOBAP dhe njëkohësisht linket përkatëse do të shpërndahen në web, facebook dhe Instagram./tvklan.al

Aktori Ermal Mamaqi rrefen ditet e karantines ne shtepi me familjen!

Për programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite në një lidhje në Skype ishte prezantuesi dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi.

Në lidhje me këtë periudhë vetëizolimi, Ermali shprehet se kohën po e shfrytëzon edhe për të lexuar, si një mënyrë mjaft e mirë për të ushqyer mendjen.

Ermal Mamaqi: Sidomos në këto kohë që po jetojmë, këto libra që lexoj unë dhe ca miqtë e mi, besoj se do ju bëjnë punë shumë njerëzve. Nuk e di nëse janë hapur libraritë dhe bibliotekat, por do të ishte një ide shumë e mirë për mendjen që në atë orën që shkoni blini ushqimin për trupin, të shkoni të blini dhe një libër që të ushqeni mendjen. Një libër shumë i mirë për të ushqyer mendjen është “Zbulo gjigandin brenda teje”, i Tony Robbins. Unë po e rilexoj në fakt, se e kam lexuar dy herë, por është koha shumë e mirë për ta lexuar tani. Një nga gjërat që mund të mësoni aty është që çdo gjë që ndodh, ndodh për një arsye të mirë. Ajo që ndodh nuk është ajo që ndodh, por është ajo që si ti e interpreton atë që ndodh. Për ca njerëz, kjo që po ndodh tani është e tmerrshme, por për ca njerëz mund të jetë shumë e mirë. Është në dorën tuaj ta përcaktoni. Unë dua t’ju them gjithë njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë kohë për një fokus tek vetja dhe të orientohen drejt një mënyre si të arrijnë kualitetin e vlerave të veta./tvklan.al

Ne lidhje skype me çiftin e violinisteve, Ergi dhe Viola Papadhimitri!