Një robot i Mitsubishi Electric ka vendosur një rekord të ri për zgjidhjen e kubit të Rubikut sa hap e mbyll  sytë.

TOKUFASTbot është roboti më i shpejtë në botë që ka njëtrajtësuar ngjyrat e kubit. Sipas Rekordeve Guinness që konfirmuan arritjen, roboti reduktoi me 0.07 sekonda rekordin e mëparshëm të 0.38 sekondave.

TOKUFASTbot është 10 herë më i shpejtë sesa Max Park, amerikano-koreani që arriti të zgjidhte kubin e Rubikut në 3.13 sekonda.

Koha e shënuar nga roboti, 0.305 sekonda është po aq sa i duhet njeriut që të pulitë sytë. Ndërtimi i kubit mund të jetë limiti i vetëm për pakësimin e kohës sepse nuk përputhet me shpejtësinë e robotit.

Përpjekja e parë zyrtare për të shënuar rekordin dështoi pasi kubi u bllokua, por roboti e zgjidhi në përpjekjen e dytë.

Rekordi tregon edhe përparimin e shpejtë përgjatë viteve të fundit në robotikë. Në 2009, rekordi ishte 1 minutë e 4 sekonda. Kubi i Rubikut u shpik nga hungarezi Ernő Rubik në 1974. Më shumë se gjysmë miliardi kuba janë shitur në të gjithë botën duke e renditur si një prej lodrave më të shitura./tvklan.al