Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur shushunja klikën qeveritare duke i veçuar socialistët e Durrësit në takimin elektorale në Ishëm, Manzë dhe katund të ri. Berisha u ndal më tepër te fermerët që sipas tij me prodhimet e tyre plotësojnë vetëm 1/11 e nevojave të vendit, pjesa tjetër konsumon prodhimet e skaduara që hyn pa doganë dhe shqiptarët i blejnë ato me çmime të kripura.

Sali Berisha: Duka i krimit dhe ua them unë pse e quaj duka i krimit, sepse ai falimenton fermerët shqiptar. sepse ai nuk interesohet të ndihmojë të investojë fermerët e Manzës, fermerët  e Durrësit Fermerët e Myzeqesë. Ai pasurohet ditën dhe natën. Pasuria e tij përrallore ndërtohet mbi rrjetin mbi thithjen mbi shunjëshunjëzimin që ju bën ju dhe fermerëve shqiptarë. I tillë është edhe shushunja Braho. Të dy ata Lefter Nano dhe Spartak Braho.

Këto zgjedhje kryedemokrati i cilësoi si përballja më gjigande midis komunitetit dhe klikës së emisionit. Mundësia e vetme që kanë fshatarët për zhvillimin e zonave të tyre mbetet bujqësia por kjo sipas Berishës duket e largët në rast se nuk rrëzohet sistemi i korrupsionit.

Për këtë kryedemokrati fton banorët e Ishmit Manzës dhe katundit të ri të votojnë alternativën e partisë demokratike që taksat e shqiptarëve të shndërrohen në rrugë, shkolla e ujësjellës. Besnik Hoxha është kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Manzës, Gëzim Ylli për komunën e Ishmit dhe Musli Shala për komunën e katundit të ri./tvklan.al