Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha padit dosjet e Edi Ramës për fasadat e ministrive duke i krahasuar vlerat e restaurimit me ministritë që janë rikonstruktuar në kohën kur ishte Ministër Kulture dhe kryetar bashkie.

Sipas kontratave Berisha rezultonte për të njëjta materiale por të përdorura  në ministri të ndryshme çmimet janë të ndryshme.

Sipas Berishës restaurimi i Ministrisë së Mbrojtjes kushtoi dy herë më shumë se restaurimi i Ministrisë së Rendit, e cila kjo e fundit sipas tij ka një sipërfaqe 40% më të madhe se Ministria e Mbrojtjes.

Sali Berisha: Ekspertiza jonë provon se në rast se krahasohen dosjet e tre fasadave të Edvinit, Ministër Kulture, e dosjet e tre fasadave që ka restauruar Edvini kryetar bashkie, rezulton se janë shpërdoruar dhe vjedhur 280.384.000 Lekë. Prokuroria le të flejë po të dojë mbi këto dosje krimi. Kam bindjen e thellë se qytetarët do të japin verdiktin e tyre./tvklan.al