Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pretendimi i Fatos Nanos, se policia nuk mjafton për garantimin e 1400 qendrave të votimit në vend është një mashtrim. Kështu u shpreh lideri i PD Sali Berisha, i cili tha, se burime zyrtare nga Ministria e Brendshme i kanë siguruar atij, se vetëm gjysma e efektivëve të rendit, mjaftojnë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sali Berisha:- “Jam këtu, për të kërkuar së pari, anulimin me urgjencë, si anti-kushtetues dhe anti-ligjor, të dekretit të qeverisë, i cili dhunon flagrante kodin zgjedhor. Së dyti, ne do të kërkojmë mbledhjen urgjente të parlamentit, pasi parlamenti është paralizuar me vullnetin patologjik të kryetarit të parlamentit dhe pa pyetur, pa marrë aprovimin e asnjë grupi parlamentar. Raporti i ODHIR-it në zgjedhjet e shkuara, bën fjalë për mbushje kutish votimi nga policët”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini