Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Administratë dhe qeveri e korruptuar”. Kështu është shprehur kryetari i PD Sali Berisha, në takimin paraelektoral me simpantizantët në qytetin e Beratit. Berisha ka akuzuar qeverinë dhe për trafikun e drogës nëpërmjet Shqipërisë.

Sali Berisha:- “Krimi vendos sot në gjykata, krim i vendos sot në parlament, krimi vendos sot në qeveri, krimi vendos në media. Ju e shihni, ne çdo ditë, përballemi me të si politikanë. Ne çdo ditë në parlament dhe në platforma publike qëndrojmë kundër tij dhe e denoncojmë. Po, në parlament janë bajlozët e zinj të krimit, të cilët qarkullojnë dy miliardë para droge në vit në Shqipëri. Këta janë dhe në qeveri, këta qarkullojnë miliarda para kontrabandë dhe prostitucioni. Ne çdo javë zhvillojmë beteja në parlament, përdorin kartonin kundër nesh, por ne ia kemi dalë t’ju faktojmë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se piramida qeveritare socialiste është fund e krye e lidhur me krimin”./tvklan.al