Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim homologun austriak Robert Holzmann ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike mes dy shteteve. Guvernatori Sejko theksoi se investimet austriake në Shqipëri kanë njohur gjithnjë e më tepër rritje.

“Dëshmi e kësaj lidhje të fortë mes dy vendeve janë investimet e huaja direkte të Austrisë të cilat përfaqësojnë rreth 6% të totalit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, me një kontribut të dukshëm në sektorin financiar. Bashkëpunimi ekonomik dhe teknik midis dy vendeve mund të zhvillohet edhe më tej”,.

Gjithashtu Guvernatori Sejko e njohu homologun e tij austriak me zhvillimet më të fundit makroekonomike në vend.

“Pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare qëndron në një trajektore pozitive zhvillimi, ku vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të 2024. Ndërsa inflacioni mbetet në nivele të ulëta”.

Sejko dhe Holzmann nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikisht me Eurozonën, ndaj dhe reformat integruese mbeten të rëndësishme.

Klan News