Sektori i turizmit vijon të jetë ndër motorët kryesorë që sjell të ardhura në ekonominë e vendit dhe sipas shifrave zyrtare gjatë periudhes Janar-Mars 2024 u arkëtuan 788 milionë Euro nga ky sektor.

Ekspertët dhe udhërrëfyesit turistikë tregojnë shtetasit e huaj që shpenzojnë më shumë në vendin tonë, por edhe ata që tregohen disi më dorështrënguar.

Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar: Turistët e Europës Perëndimore, nordikët, turistët nga SHBA, britanikët, gjermanët janë më dorëlëshuar, italianët deri diku, ndërsa më pak dorelëshuar janë vendet e Europës Lindore, polakët le të themi.

Të ardhura rekord nga turizmi u arkëtuan edhe nga 10.1 milionë turistët që vizituan vendin tonë vitin e shkuar.

Përveç periudhës së verës që është fluksi më i lartë turistik, sitet e ndryshme arkeologjike, historike dhe kulturore arkëtojnë mjaft të ardhura përgjatë gjithë vitit nga vizitorët e shumtë.

Klan News