Shkrimet në mediat ndërkombëtare për turizmin që të ofron Shqipëria i kanë dhënë efektet deri në Afrikën e Jugut. Kryeministri ka postuar në faqen e tij të Facebookut tregimin e kësaj familje nga jugu i largët i Afrikës, të cilët kishin dëgjuar për vendin tonë dhe vendosën që ta njihnin nga afër. Dhe jo për një fundjavë apo një javë, por për plot 16 ditë, ata i kanë rënë Shqipërisë rrotull nga veriu në jug.

“Kemi dëgjuar për vendin tuaj, por nuk e njihnim shumë mirë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe vendosëm që ishte një ide e mirë ta eksploronim si turistë në të gjitha format e tij. E nisëm nga Lëpusha, më pas shkuam në Vermosh, Theth, Berat, Krujë, Gjirokastër, pamë Rivierën, lumin e Vjosës, kaluam më pas në Përmet, Ersekë, Korçë, ndërsa tani jemi në Pogradec.”

“Pas Pogradecit do të shkojmë në Gramsh dhe më pas në Tiranë për 2 ditët e fundit. Ajo na pëlqen janë ushqimi, por dhe natyra që në pak kilometra ti mund të lëvizësh nga alpet në bregdet.”

Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shkonim sepse menduam që duke qenë një vend i vogël mund ta shikonim të gjithin, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im. Në Veri na pëlqeu flija.”

Familjes sime i pëlqen më shumë deti dhe plazhi, kurse unë personalisht preferoj më shumë malin. Kolonja, për mua është në krye të listës sepse më pëlqejnë shumë malet.”

Mikpritja shqiptare është padyshim pika ku bien dakord të gjithë turistët e huaj që rrallë e gjen në shtetet e tjera.

Tv Klan