Më kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u vunë në sekuestro 50 milionë euro pasuri në emër të 7 personave, mes të cilëve personazhe të njohur në rrjetet sociale.

Pasuritë e bllokuara konsistojnë në 14 kompani private në emër të këtyre personave. 2 njësi, 2 dyqane, 1 apartament, 2 garazhe dhe një makinë.

Gjithashtu u bllokuan disa llogari bankare në emër të këtyre personave dhe kompanive që ata drejtonin. 

Me anë të kompanive këta kryenin veprime ekonomike fiktive për të futur në sistem paratë e pista si të ligjshme.

Tv Klan