Duket jashtë logjikës që të gjithë semaforët e një udhëkryqi të jenë me të kuqe dhe kjo ndodh në Tiranën e re, ku semaforët janë vënë tani vonë. Më shumë se sa të rregullojnë trafikun, këta semaforë e ngatërrojnë atë. Këtë gjë e pranojnë dhe vetë policët rrugorë që shërbejnë në këto akse. Të qarkullosh me të kuqe në këtë pjesë të Tiranës nuk përbën kundravajtje, madje vetë policët rrugorë të sugjerojnë. Java e parë e janarit është shoqëruar në Tiranë me vonesa të jashtëzakonshme në trafik, në hyrje të kryeqytetit dhe në unazë. Pengesa në semafor, qarkullimi i shumtë, duket se janë shkatarë të këtij trafiku, shumë shpesh i vështirë për t’u menaxhuar dhe nga efektivët blu. Pengesë për qarkullim të rregullt brenda qytetit ëshë mugesa e vendeve për parkim, e si pasojë, në rrugët kryesore ka gjithmonë një varg të gjatë makinash, që parkohen, duke zënë një pjesë të gjerësisë së rrugës./tvklan.al