Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Bija Ime

Klan Plus Logo

E hënë- e premte 22:50

Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.
  • Drama
Bija ime – Episodi 92

Bija ime – Episodi 92

Xhandan merr si surprizë nga Demiri fustanin e nusërisë që ka ëndërruar gjithë jetën. Ndërkohë Xhemal, Ugur dhe Demir kërkojnë ndihmen e komisarit. Çfarë po ndodh me ta? A do të arrijnë Demir dhe Ugur të martohen me dashuritë e jetës së tyre? Po Ojky a do tw mundet që më në fund të jetojë...

Bija ime – Episodi 91

Bija ime – Episodi 91

Demir merr një shumë parash nga Omer si dëmshpërblim që i ktheu paratë që kishtë gjetur Ojky. Demir me ato para arrin të marrë një shtëpi me qera. Ugur organizon një darkë në shtëpinë e tij ku fton Sevgin dhe babain e saj. Si do t’i shkojë atij kjo darkë? Demir ka menduar një surprizë...

Bija ime – Episodi 90

Bija ime – Episodi 90

Komisari jep bekimin e tij dhe lejon që Uguri të martohet me bijen e tij. Demir zbulon që Ojky fsheh një shumë të madhe parash. Ai kërkon që t’i rikthejë të zotit paratë e humbura. Nje këqkuptim bën që Demir të akuzohet për vjedhjen e atyre parave. Kush do ta shpëtojë atë nga kjo akuzë?...

Bija ime – Episodi 89

Bija ime – Episodi 89

Ugur njofton Sevgin se do të vijë t’i kërkojë dorën asaj. Demir dhe Xhandan diskutojnë mbi problemet ekonomike që kanë. Çfarë do të bëjë Ojky me paratë e fshehura? Ugur shkon të kërkojë dorën e Sevgit sëbashku me Demirin, Xhandanin, Ojkynë dhe Xhemalin. Si do ta presë komisari këtë gjë?

Bija ime – Episodi 88

Bija ime – Episodi 88

Ojky gjen një zarf me një shumë të majme parash në një park lojërsh. Çfarë do të bëjë ajo me ato para? A do të mundet t’i tregojë babait të saj çfarë i ka ndodhur? Si do të shkojë darka që ka përgatitur Xhandan? Sevgi ka një lajm jo të mirë për Ugurin…

Bija ime – Episodi 87

Bija ime – Episodi 87

Ojky së bashku me Mertxhan dhe Ilajda largohen nga shkolla që të shesin facoleta rrugës në mënyrë që të ndihmojë babain e saj për të marrë një shtëpi me qera. Por çfarë do tu ndodhë atyre? Xhemal ka nje lajm të mirë për Ugurin dhe Demirin. Për çfarë bëhet fjalë?

Bija ime – Episodi 86

Bija ime – Episodi 86

Demir me ndihmen e Ugurit dhe Ojkysë organizon një darkë romatike për Xhandanin. Gjatë darkës ai i propozon për martesë. Cila do të jetë përgjigja e saj? Xhemal nga ana tjetër fillon punë. Po Demir a do të mundet të gjejë një punë për të mbajtur vajzen e tij? Xhandanit i ngrihet një kurth…

Bija ime – Episodi 85

Bija ime – Episodi 85

Xhemal takohet me Demirin. Ky i fundit i kërkon atij që t’i krijojë mundësinë të shohë bijen e tij nga larg. Xhandan nga ana tjetër po vuan nga humbja e përsonit që ajo dashuron. Çfarë plani kanë thurur Demir dhe Xhemal? A do të munden këta të dy të fusin Reshatin në burg dhe Demir...

Bija ime – Episodi 84

Bija ime – Episodi 84

Xhandan merr lajmin e tmerrshëm të vdekjes së Demirit. Të gjithë janë të dëshpëruar nga kjo humbje. A do të kenë guximin ata t’i tregojnë Ojkysë për humbjen e babait të saj? Demir përcillet mes lotësh për në banesen e fundit. Por a ka vdekur ai në të vërtetë? Çfarë po ndodh me të?

Bija ime – Episodi 83

Bija ime – Episodi 83

Demir është zhdukur dhe askush nuk di gjë për të. Xhandan është e dëshpëruar nga zhdukja e tij. Ojky sheh videon e lamtumirës që babai i saj ka filmuar për të. Si do të jetë reagimi i saj? Ugur dhe Xhemal thirren në komisariat për të identifikuar një kufomë që mendohet që është Demiri…

Bija ime – Episodi 82

Bija ime – Episodi 82

Xhandan tenton të arratiset nga shtëpia ku po e mbajnë peng por nuk ja del dot. Demir filmon një video për Ugurin dhe Xhemalin. Çfarë ka thënë ai? Ugur dhe Xhemal përpiqen që ta ndalojnë atë por pa rezultat. Demir arrin të shpëtojë vajzat por Arif i kërkon në këmbim jetën e tij. Çfarë do...

Bija ime – Episodi 81

Bija ime – Episodi 81

Demir, Ugur dhe Xhemal i kërkojnë të falur njëri-tjetrit për gabimet e të shkuarës. Demir me ndihmën e policisë bëhet gati për shkëmbimin. Por një plan i mirëmenduar nga Reshat bën që ata të marrin paratë por pa i kthyer vajzat. Çfarë do të kërkojë përsëri ai nga Demir?

Plot

Bija Ime

Drama
Një dramë e fuqishme e vetësakrificës dhe përkushtimit, me një lojë aktoriale brilante, nga ylli fëmijë, Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj tek seriali “Nënë”. Oyku është një vajzë shumë e zgjuar 8-vjeçare, e rritur nga tezja e saj. Një mbrëmje ajo ngelet krejt fillikat, vetëm me një adresë të një zotërie me emrin Demir, që në fakt është babai që nuk e ka njohur kurrë.
TV KLAN

E hënë- e premte 22:50

Osmani
Sekrete Familjare
Çapkëni i pasur
Tokë e hidhur
Për familjen time
Një shans më shumë
Premtimi
Nina