A do të shërohet Ilbilge? Ertugruli rikthehet me fitore në kamp. Ai nuk di asgjë çfarë ka ndodhur në kampin e Umureve. Bamsi ka nisur stervitjen për luftëtaret e ardhshëm të fisit më të fortë të rajonit… Çfare e mundon nënë Hajmenë? Osmani duket se e ka zgjedhur profesionin e tij në kamp… Një dasmë...
Spiuni i Aribukës arrin të shtijë në dorë disa dokumente shumë të rëndësishme. Çfarë vendimi do të marrë Ilbilge për motrën e saj? A do ta falë Ilbilge Sirmen? Vazhdon lufta e përgjakshme mes Ertgrulit, mongoleve dhe Aribukës… Kush do të jenë fituesit?
Cili është rezultati i takimit të Ertugrulit në çadrën e mongolëve? Sirma zbulohet për ato çfarë ka bërë në sy të të gjithë bejlerëve. Po ashtu edhe bashkëpunëtori i saj që bleu votat e bejlerëve. Një betejë e përgjakshme sërish mes Ertugrulit dhe njerëzve të Aribukës. Tashmë Ertugruli ka dhe një aleat.
Sirma hiqet sikur është në anën e të motrës, por në fakt ajo vazhdon hakmarrjen e saj. Gyndodu dhe Turgut janë vënë në ndjekje të thesarit. Por një kurth i ngritur mund tju kushtojë shumë rëndë… Çfarë do të ndodhë në përplasjen mes Ertugrulit dhe Aribukës? A do të fitojë votat në këshill Ilbilge?
Songur Tekin sjell një letër në kamp. Çfarë është shkruar në të? Njerëzit e Aribukës janë bërë gati për hakmarrjen finale. Po ashtu edhe Turguti me Ilbilgen. Çfarë do të ndodhë në takimin mes Ertugrulit dhe Berkan hanit?
Ilbilge është e detyruar të lërë fronin e beut të fisit. A do të arrijë Ertugruli të shpëtojë një herë e mirë nga Aribuka? Sirma takohet me njeriun e Aribukës, por Ilbilge ka nuhatur diçka. Ertugruli është nisur drejt një misioni shumë të rëndësishëm.
Ilbilge niset me ushtarët e saj në kërkim të Ertugrulit. Bejbolat bej vazhdon të ketë peng Ertugrulin duke e çuar atë diku… Si është gjëndja shëndetësore e Turgutit?
Turguti i plagosur vjen në kamp në një gjëndje për jetë a vdekje. Nënë Hajme mëson dhe për zhdukjen e Ertugrulit… Çfarë po ndodh në të vërtetë me Ertugrulin? Të gjithë kanë nisur kërkimet për Ertugrulin.
Një betejë e përgjakshme po ndodh mes Ertugrulit dhe njerëzve të Bejbolatit. Ertugruli mund të humbasë ushtarët e tij më besnikë… Sirma tashmë ka marrë krahë por hiqet sikur është në anën e të motrës.
Ertugruli më në fund i kthen postin Bamsit duke e gëzuar pa masë atë. Sirma merr një mesazh duke kuptuar që vëllai i saj nuk ka vdekur… Edhe Bamsi kupton që Bejbolati mund të jetë gjallë. Ertugrul është në rrezik…
Ertugruli cakton Ilbilgen si të paren e fisit të Umureve. Të gjithë bashkëpunëtorët e Bejbolatit denohen me vdekje. Çfarë ka ndodhur me Bejbolatin dhe kush po e kërkon trupin e tij? Gyndodu tashmë është pjesë e fisit te Kajave në vendin e Ertugrulit.
Më në fund zbulohet se kush fshihet pas emrin tradhëtar Albasti. Turguti nga ana tjetër duhet të përballet me disa armiq të tjerë. Në betejë rikthehet pas kaq shumë vitesh një përson shumë i dashur për Ertugrulin.