Vir arrestohet. Çfarë reagimi do të bëjë Rup kur të shohë djalin e saj të prangosur. Pinki me lot në sy i jep bekimin Anikës duke i kërkuar falje për çdo gjë. E gjithë familja Oberoi më në fund po shijon çaste qetësie nën praninë e njëri-tjetrit.
Rup sheh Anikën dhe Shivain të lumtur dhe zotohet që shumë shpejt do të shkatërrojë lidhjen e tyre. Bavia merr dhuratat e para, tashmë si nusja e familjes Oberoi. Shivai del në një konferencë për shtyp, ai tregon para mediave që Vir është bashkëpunëtor i Zvetlanës.
Shivai po përpiqet të zbulojë ndonjë të dhënë rreth djegies së fabrikave Kalijani. Ndërkohë Rup i tregon Virit që ka qënë ajo që ka vrarë babain e Zvetlanës dhe që gjithashtu ajo është dhe vrasësja e babait të Anikës. Cila ka qënë lidhja e vërtetë e tij me familjen Oberoi? Rup tregon një foto që...
Rudra dhe Bavia më në fund arrijnë të martohen. Por Shivain përsëri e mundon diçka. Rup i rrëfen Virit se ka qënë ajo që ka djegur fabrikat Kalijani. Cila është arsyeja e vërtetë që ajo e urren kaq shumë familjen e saj?
Në momentin që Shivai mendon se tashmë fitoi kundër Zvetlanës, kjo e fundit ka përgatitur një plan rezerve. Ajo ka instaluar bomba në të gjithë shtëpinë. Të gjithë dalin nga vila përveç familjes Oberoi që janë të mbyllur brënda saj. A do të mund të fitojë kësaj here Zvetlana kundër familjes Oberoi?
Shivai dhe Omkara pas fjalimit të Zvetlanës fillojnë të kërcejnë dhe të qeshin duke i habitur të gjithë me sjelljen e tyre. Ndërkohë Somia merr surprizën më të pakëndshme të jetës së saj. Me kë është martuar ajo në të vërtetë?
Anika tashmë do që të ndalojë dasmën me çdo kusht. A do të mundet ajo t’i thotë të vërtetën Shivait para se të jetë shumë vonë? A do të martohet dot Somia me Rudrën? Zvetlana del para të familjes Oberoi dhe i trondit të gjithë me fjalimin e saj…
Anika e detyruar ndihmon Virin që të bëjë Somian nuse në vend të Bavias. Çfarë do të ndodhë me ketë të fundit? Tia mëson që nusja në të vërtetë është motra e saj. A do të mund të ndalojë ajo dasmën?
Anika arrin të gjejë brenda një frigoriferi Somian. A do të mund të kuptojë Shivai që ajo i ka dorëzuar Somian Virit? Rudra dhe Bavia po bëhen gati për dasëm, Anika përgatit dhëndrin ndersa Shivai i jep dhuratën e parë të nusërisë Bavias. Çfarë misioni ka Anika në këtë dasëm?
Vir është i shqetësuar, ai është vënë në kërkim të Somias. Ai kërcënon Anikën se do të vrasë Shivain nese ajo se gjen dot vendodhjen e saj. Ndërkohë që të gjithë festojnë në shtëpi Anika është e tmerruar se mos diçka e keqe mund t’i ndodhë bashkëshortit të saj.
A do të mund të zbulojë Vir që Anika e ka mashtruar atë gjatë gjithë kohës? Shivai u komunikon planin e tij të ri vëllezërve të tij. Ata do të përballen me Somian. Kjo e fundit tregon fytyren e saj të vërtetë. Çfarë do të ndodhë me të pas kësaj?
Shivai deklaron para mediave se djali është i tij dhe jo i Rudrës. Anika gjithashtu jep një deklaratë për shtyp. Çfarë ka për të thënë ajo? A do të ecë kësaj here plani i Vir, Rup dhe Somias?