Të gjithë presin me ankth dhe dëshpërim një lajm nga gjëndja e Asijes e cila po lufton mes jetës dhe vdekjes. A do të braktiset Xhemal njëherë e përgjithmonë nga dashuria e vetme e tij? Çfarë do të ndodhë me Helinin? Po Mahirin a do ta presë një fund i lumtur me Zuhalin dhe dy...
Pas gjithë vuajtjeve të hequra, Xhemal dhe Asije kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Në një festë ku të gjithë festojnë mbi dashurinë, një tragjedi pritet të ndodhë. A do ta shkatërrojë dot Helin lumturinë e Asijes dhe Xhemalit?
Helin pasi dëgjon deklaratën e dashurisë së Xhemali dhe Asijes, shkatërrohet dhe betohet për hakmarrje. A do të munden Mahir dhe Zuhal t’i një japin një mundësi njëri-tjetrit? Xhemal gjatë një darke me familjen e tij i propozon Asijes për martesë.
Nergiz më në fund arrin të fitojë pafajësinë e saj mbi vrasjen të cilës i solli kaq shumë vuajtje. Asije tashmë feston e lumtur me fëmijet dhe gjithë të dashurit e saj. A do të jetë kjo nisma që Asije dhe Xhemal të krijojnë një jetë të re dhe tw lumtur në krah të njëri-tjetrit?
Mahir i jep lajmin e bukur Asijes që së shpejti do të bëhët baba i dy vajzave. A do të pranojë Helin të divorcohet nga Xhemal? Xhemal po bën çmos të gjejë Nexhmiun, si shpresë e vetme për të shpëtuar Nergizin. A do të pranojë ai të dëshmojë në sallen e gjyqit?
Zhdukja e Helinit me Ahmetin bën që Xhemal të përjetojë frikën më të madhe të tij. Çfarë plani ka menduar ajo si hakmarrje ndaj Xhemalit? A do të mundet ky i fundit t’i gjejë ata?
Xhemal braktis njëherë e përgjithmonë Helinin për t’u kthyer pranë gruas që dashuron. Cila do të jetë hakmarja e kësaj të fundit? Si do ta presë Mahir faktin që do të bëhet baba? Cila do të jetë drama e rradhës në familjen Demirhan?
A do të arrijnë Raxhi dhe Zahide në një marrëveshje për t’u divorcuar? Xhemal vendos të gëzojë Asijen dhe fëmijet e tij duke organizuar një udhëtim nëpër Stamboll. Por ky udhëtim do të ndërpritet në mes nga një telefonatë e Helinit.
Marrja përsiper e krimit nga Xhemal bën që sekretet të zbulohen një nga një. Nergiz vendos të rrëfejë të vërtetën në polici. Tashmë për herë të parë Xhemal dhe Asijë luftojnë krah njëri-tjetrit. A do të shkrihet njëherë e përgjithmonë akulli mes tyre?
Asije së bashku me Mahirin dhe dy fëmijet e saj vendosin të fillojnë një kapitull të ri në jeten e tyre. Nga një rrëfim i Raxhit Xhemal mëson të vërtetën e vrasjes që Asije mendohet se ka kryer. Duke dashur të ndreqë gabimin e tij Xhemal merr përsipër vrasjen për të shpëtuar familjen e tij.
Çfarë do të mësojë Xhemal nga Ugur? Mahir mëson që Zuhal është shtatzënë. Por a do të mësojë dot që ai është babai i fëmijës që ajo pret? Asije së bashku me Mahirin dhe fëmijët e saj largohen nga vila Demirhan.
Ndërkohë që Nergiz dhe Ugur përpiqen të arratisen ata detyrohen të kthehen në spital falë kërcënimeve të Nedretit. Ndersa Xhemal mundohet të qëndrojë afer familjes se tij, Mahir e përdor këtë në favor të tij për t’u afruar me Asijen. Si do të jetë përballja e kësaj të fundit me Helinin?