Sedat arrin të bëjë që Merxhan të dalë nga gjëndja në të cilen ndodhet duke prekur zemrat e të gjithëve. Kalon një vit që nga vdekja e Hajriut dhe të gjithë I janë kthyer normalitetit. Një darkë romantike mes Nalan dhe Sedat, mund të jetë fillimi i një historie të re. A do t’i buzëqeshë...
Nalan vuan mbi humbjen e Hajriut. Tyrkan nga ana tjetër së bashku me dy vajzat e saj janë të shkatërruar nga kjo vdekje. Sedat shpreh ngushëllimet e tij duke dërguar ushqime në shtëpinë e Tyrkanit. Por cila do të jetë levizja tjetër e tij qe do t’i surprizojë të gjithë?
Çfarë do të ndodhë me Hajriun. Tyrkan në gjëndje të mjerueshme vajton humbjen e babait të fëmijëve të saj. A do të rrëfehet në polici dhe të pranojë fajin Esmaja? Po Nalan si do ta presë lajmin e vdekjes së njeriut që dashuronte?
Hajri shkon të ndahet njëherë e përgjithmonë nga Nalan, i gatshëm për të nisur një jetë të re me Esman. Kjo e fundit mëson që divorci mës Hajriut dhe Tyrkan ka ndodhur shumë kohë më përpara. Hajri do të gjejë vdekjen pikërisht nga duart e gruas që ai dashuronte.
Nga një bisedë mes Bilurit dhe Muzos, Sedat mëson mbi gjëndjen e rënduar të Nalanit dhe mbi tradhëtinë e Hajriut. Esma arrin të shpëtojë nga Kerem. Hajri dhe Tyrkan shkojnë në gjykatë gjoja për t’u divorcuar nga njëri-tjetri. Por a do të arrijë Esma të zbulojë mashtrimin e tyre?
Pas rrëfimit të Hajriut, Nalan ndodhet në gjëndje të rënduar psikologjike. Duke parë gjëndjen e saj, Hajri e dërgon atë në psikiatri. Esma ndërkohë po planifikon jetën e re në krah të Hajriut. Familja Korolu do të marrë një lajm të lumtur.
Sedat i rrëfen Rafetit mbi gjëndjen emocionale të tij dhe së sa të vështirë e ka jetën pa Nalanin. Kjo e fundit ndërkohë e emocionuar përgatit një darkë romantike për Hajriun. Esma shkon të përballet me Tyrkan. Hajri heq dorë nga Nalan, duke i thënë asaj se tashmë ai është i dashuruar me një vajzë...
Hajri tashmë i dashuruar me Esman, vazhdon të mashtrojë Nalanin e cila ndjen se diçka nuk po shkon siç duhet. Esma ndërkohë do të marrë një surprizë të pakëndshme, kur burri i saj shfaqet papritur në shtëpi. Hajri do të marrë një ultimatum nga Esma.
I gjetur përballë një zgjedhjeje, Hajri vendos të ecë në krah të Esnas duke lënë pas çdo gjë. Nalan nga ana tjetër së bashku me Tyrkan shkon të darkojë në restorantin e Hajriut. Si do ta justifikojë ai kësaj rradhe zhdukjen e tij?
Hajri del në një darkë me Esman i vendosur për të vazhduar lidhjen me të. Nalan e cila ka ndjerë ftohtësinë e Hajriut kërkon të vërtetojë dyshimet e saj. Po Sedat a është gati të vazhdojë jetën e tij me një tjetër femer.
Si do ta justifikojë Hajri zhdukjen e tij para Nalanit? Tyrkan nis të dyshojë që ai po tradhëton Nalanin me një grua tjetër. Esma i rrëfen shoqës së saj që tashmë ajo është e dashuruar me Hajriun.
Hajri darkon me gruan që vjen në restorantin e tij. Ndërkohë që Nalan pret gjithë natën që të kontaktojë me Hajriun, ai po e tradhëton me gruan që sapo njohu. Sedat nga ana tjetër i duket sikur gjithë bota e tij rrotullohet ndaj Nalanit.