Shqipëria vijon të jetë destinacioni i pushimeve edhe për këtë sezon turistik. Këtë e dëshmon edhe fluksi në rritje i pasgjerëve që zgjedhin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Referuar të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës vetëm për muajin Qershor janë përpunuar në këtë aeroport mbi 1 milion pasagjerë. Referuar të dhënave në muajin Qershor të këtij viti ka pasur rreth 410 mijë pasagjerë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, ose e thënë ndryshe 61.6% më shumë.

Ndërsa për periudhën Janar-Qershor të vitit 2024 ka rreth 2 milionë pasagjerë më shumë apo 65% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan mbi 7 milionë pasagjerë, shifër e cila pritet të dyfishohet deri në fund të këtij viti.

Klan News