Eduart Shalsi: “Ndërkohë që Bashkia e Tiranës në më pak se 4 vite ka ndërtuar dhe rindërtuar plot 37 shkolla sipas standardëve të komunitetit europian. Shpif, shpif se diçka do të mbetet është gjuha e kryeministrit për të cilin shprehim përçmimin më të madh. Ndërkohë që ai vetëm ofendon, shpif, përbalt. Ne njohim vetëm 1 gjuhë atë të fakteve dhe sot po i drejtojmë një pyetje. Pse e zvarrit prej 3 vjetësh dhënien e truallit për ndërtimin e shkollës tek Bregu i Lumit, në fund të rrugës “Jordan Misja”? Ne kemi gati projektin, ne kemi gati financimin dhe kemi 3 vjet që presim firmën e kryeministrit për truallin. Le t’i japë një shpjegim publik kësaj pyetje, në mënyrë që ne të vazhdojmë me pyetje të tjera”.

MASH: Shkollat e Tiranës, financime të qeverisë

Brikena Kollçinaku: “Kështu Bashkia e Tiranës, i është akorduar 18.6 milion euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e 18 shkollave ekzistuese dhe ndërtimin e 6 shkollave të reja që duhet të ishin dorëzuar që prej 1 viti. Bashkia dështoi me financimet e mësipërme që në shtator t’u jepte nxënësve të Tiranës 7 shkolla të reja për uljen e numrit të tyre në klasa. Sepse zoti Edi Rama, nuk ka troje për nxënësit e Tiranës po për miqtë e tij dhe për ata që i japin 15%. Shalsi gënjen kur thotë se Bashkia e Tiranës i ka kërkuar që prej 3 vjetësh qeverisë që t’i japë truallin për shkollën te Bregu i Lumit. E vërteta është që kohë më parë sipas ligjit toka u është kthyer pronarëve. Kështu që Bashkia e Tiranës ka filluar të ndërtojë 1 shkollë te bregu i Lumit dhe punimet janë ndërprerë sepse nuk është sqaruar më parë problemi i pronësisë sipas ligjit”./tvklan.al