Lënia jashtë grumbullimit të Xherdan Shaqirit për ndeshjen Crvena Zvezda–Liverpool ka shkaktuar jehonë edhe ne mediat gjermane. Shaqiri ka luajtur më parë në Gjermani me Bayern Munchen dhe është i njohur atje. Gazeta “Die Welt” e titullon shkrimin e saj: “Armiku shtetëror numër 1”.

Shaqiri për shkak të origjinës së tij është shpallur “persona non grata”. Huliganët e Crvena Zvezda i kishin përgatitur një pritje të veçantë lojtarit, nga koret tipike “vdekje shqiptarëve” deri tek aksionet që mund të çonin në ndërprerjen e lojës, gjithçka ishte e mundur. Për shkak të huliganëve u dorëzua edhe Liverpool sipas gazetës “Die Welt”. Ndërsa për të përditshmen tjetër “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për Liverpool do të jetë më mirë në Beograd pa Shaqorin. Ndryshe mendojnë gazetarët serbë, sipas të cilëve nuk do kishte ngjarje ekstreme.

“Sigurisht që Shaqiri nuk do të pritej me lule këtu dhe do të kishte fishkëllima. Por, po të bëhej fjalë për dike tjetër do të ishte më e lehtë pasi besoj se një pjesë e tensioneve kanë kaluar tashmë”, tha Dragutin Buzhic, Gazetar i “ALO”

Xherdan Shaqiri ndezi debatin në finalet e Botërorit të zhvilluar në verë kur festoi me shqiponjë golin e shënuar ndaj Serbisë. Reagimi i tij u ndëshkua me gjobë nga FIFA, por pasoi nga shumë polemika.

Tv Klan