Durimi ynë ka sosur, kjo është mjaft!

Ishte ky reagimi i ashpër i ambasadores amerikane, Nikki Haley, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara. E dërguara e Uashingtonit në OKB i bëri thirrje vendeve anëtare të veprojnë përpara se të jetë vonë, pasi koha e mjeteve diplomatike ka mbaruar.

Kim Jong-un ka dëshmuar me ka “filluar luftën”, Shtetet e Bashkuara nuk e dëshirojnë luftën, por durimi ynë nuk është i pakufijshëm, tha ambasadorja Haley.

SHBA-të i lëshuan një mesazh të qartë edhe Kinës, aleatit kryesor të Koresë së Veriut, duke paralajmëruar se cilido vend që kryen tregti me Penianin është një bashkpunëtor që po ndihmon regjimin komunist.

Sipas mediave koreano-jugore, të konfirmuara edhe nga diplomatja amerikane Peniani po përgatitet për një tjetër test raketor, çka me shumë gjasë do të provokonte ofensivën ushtarake të amerikanëve.

I pyetur nga gazetarët për një sulm të mundshëm ndaj vendit komunist, presidenti Donald Trump la të kuptohej se do të urdhëronte ofensivën.

Koreja e Veriut kreu të dielën testi më të fuqishëm ndonjëherë. Ekspertët ushtarakë besojnë se vendi komunist lëshoi një bombë bërthamore prej të paktën 50 kiloton, rreth 3 herë më e fuqishme se ajo e lëshuar në Hiroshima nga SHBA-të në vitin 1945.

Tv Klan