Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shemsie Kadria, boss-ja e Gjallicës, ka kërkuar sot të mos gjykohet nga kryetari i Gjykatës së Faktit Sokol Çomo. Nëpërmjet avokatit të saj Shefqet Muçi, Kadria ka bërë një kërkesë me shkrim, ku pretendohet se gjyqtari Çomo është treguar i njëanshëm gjatë procesit gjyqësor ndaj saj dhe boss-ve të tjerë Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut.

Pas kësaj kërkese, gjyqtari Sokol Çomo nuk ka pranuar të largohet nga gjykimi i ish-boss-ve të Gjallicës. Për këtë automatikisht çështja i kalon gjykatës së Apelit, për të vendosur mbi pretendimin e të pandehurës Kadria dhe nëse do të jetë gjyqtari Çomo, që do të çojë deri në fund këtë proces./tvklan.al