Lajme Arkiva 2004

Seanca  parlamentare edhe këtë radhë nuk ka shmangur sherret dhe debatet mes deputetëve, kulmi ka arritur kur legalisti Spahia ka fyer nga foltorja e kuvendit socialistët.

Ekrem Spahiu: Fatos Nano i cili po na l***** nanën nga dita në ditë.

Servet Pëllumbi: Dëgjo këtu zoti Spahia, rregullo fjalorin të lutem. Zoti Spahia ta pres fjalën për përdorimin e fjalorit të papërshtatshëm. Uluni zoti Spahia! Ndërpres seancën për 10 minuta!

Kryetari  i kuvendit Pëllumbi vendosi ti heqë mandatin deputetit Spahia për dy javë ndërsa opozita bllokoi punimet. Gjatë paradites akuza të ashpra lëshuan mes njëri-tjetrit, lideri i opozitës  Berisha dhe kreu i grupit socialist Ruçi.

Sali Berisha: Fatos Nano dhe klanet e ekonomisë kriminale janë anti-integrim, sepse ata e dinë se fati i tyre në proces të integrimit, është fati i brymës para diellit, ata e dinë se do të treten. Ata e dinë se dosjet e tyre ndërkombëtare nuk kalojnë Brukselin, nuk kalojnë agjencitë e ndryshme të shërbimeve që jua dinë të gjitha.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha ka shumë të drejtë se ju nuk keni zbatuar kërkesat e nenit 109, kur deputeti e përsërit shkeljen dhe pasi është bërë vërejtja sipas nenit 108 dhe kur ka fyer deputetët e tjerë përjashtohet nga seanca, por është turp për këtë vend që një ish president dhe një ish kryetar partie, të qëndrojë në këmbë, të shkulë mikrofona,, të ofendojë dhe t shajë  deputetë dhe të nxisë deputetë të tjerë për të shkatërruar foninë, për të ulur dinjitetin e drejtuesit të seancës dhe nga ana tjetër të bëjë thirrje për integrim etj, etj.

Sali Berisha: Ai është edhe i trashë të më fali, kërcënimin që të ka  bërë Fatos Nano nuk ta ka bërë për qëndrim ndaj opozitës por ta ka bërë për qëndrim ndaj kamikazëve në grupin tënd dhe lëri ato ti se s’i dëshmon asgjë atij, me deklarata histerike, të tipit të mirëfilltë histerik në këtë platformë./tvklan.al