Sheshi në Derviçan të Dropullit do të mbajë emrin e babait të ndjerë të Kyriakos Mitsotakis pasi tí nënshtrohet Rilindjes urbane dhe në nder të tij do të vendoset edhe një bust.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Derviçan së bashku me Kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.

Rama i ka kërkuar homologut të tij grek që të premtojë se në ditën e inaugurimit të sheshit në Derviçan do të jetë sërish i pranishëm.

Dëshiroj që këtu përpara jush Kryeministri t’ju japë fjalën, bashkë me kryetarin e Bashkisë, ne kemi përgatitur projektin e Rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor i cili do të mbajë emrin e babait të Kryeministrit, dhe në nderim të tij do të vendoset edhe busti i Kryeministrit. Kështu që për të merituar një bust në të ardhmen, Kyriakos duhet të vijë nja 5 herë këtu, kështu që e para për ta bërë këtë duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se kështu si mik mund të vijë sa të dojë, por po nuk ishte Kryeministër bust nuk ka. Dhe e dyta, në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu kështu që Kyriakos jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar bashkë me mua, se unë do jem prapë Kryeministër, bashkë me mua dhe me kryetarin e Bashkisë sheshin edhe vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit këtu në këtë zonë, babait tuaj”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.  /tvklan.al