Vjeshta ka ardhur me lajme të bukura nga Kendrick Lamar. Një këngë që ka arritur numrin një në listat kryesore dhe një sherr me Drake janë pasuar nga lajmërimi se reperi do të jetë artisti kryesor i Super Bowl-it të ardhshëm.

Skena e Caesars Superdome në Nju-Orlins, Luiziana do t’i  lihet reperit përgjatë pushimit mes pjesëve.

Lamar e dha lajmin përmes videove të postuara në Youtube e Instagram, ku u shfaq përpara flamurit amerikan duke gjuajtur topa drejt një makinerie automatike.

“E dini që ka vetëm një mundësi për të fituar një kampionat. S’ka raunde të dyta. Nuk dua ta humbisni. Shihemi në Nju-Orlins. 9 shkurt, 2024. Vishuni më së miri, edhe nëse do ta shihni nga shtëpia”, tha ai.

Në një deklaratë, fituesi i 17 çmimeve Grammy shtoi: “Muzika rap është ende një nga zhanret më me ndikim edhe sot. Unë do të jem atje që t’i kujtoj botës pse. Ata kanë zgjedhur të duhurin”.

Jay-Z, i cili ka kompaninë Roc Nation që bashkëpunon me NFL për të përzgjedhur këngëtarin e koncertit madhështor, e quajti  Lamar “artist që vjen njëherë në një brez”.

Lamar ka performuar më parë në Super Bowl 2022 krah Dr Dre, Snoop Dogg, Mary J Blige, 50 Cent, Anderson .Paak, dhe Eminem. Kjo është hera e parë që atij i besohet roli si artisti kryesor./tvklan.al