#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Anduela Ndreu- gazetare

Xheklina Bylykbashi- blogere

Deada Hyka- gazetare

Erjo Mile- sociolog

2 receta gatimi

Thjerrëza me perime dhe makarona

200 gr thjerrëza të thata
1 qepë e vogël
1 karrotë
1 degë selino
1 patate
2 lgj vaj ulliri
100 ml verë të bardhë
Lëng perimesh ose pule
1 lgj salcë perimesh, koncentrat
1 gjethe dafinë
250 gr makarona të vogla guackë
Vaj i aromatizuar për servirje
4 lgj vaj ulliri
1 thelb hudhër
0,5 lgj spec pikant
2 degë majdanoz i grirë

Vendosim menjëherë në tenxhere qepën e grirë hollë, karrotën në kubikë të vegjël, selinonë e prerë hollë dhe pataten e prerë në kubikë me brinjë 1 cm. I kaurdisim perimet me pak vaj, sa të zbutet pak qepa. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pasi të avullojë alkooli shtojmë thjerrëzat e shpëlara, lëng perimesh ose pule, 1 lugë gjelle salcë domate koncentrat dhe 1 gjethe dafine. Pasi thjerrëzat të kenë zier 20 minuta, shtojmë pak ujë. Shtojmë makaronat e vogla guacka, i përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 10 minuta. Ndërkohë në një tigan ngrohim pak vaj ulliri dhe shtojmë në të 1 thelb hudhër të shtypur, vaj ulliri, spec djegës, majdanoz. Sa të ngrohet pak, largojmë vajin nga zjarri dhe e lëmë atë të ftohet. Pasi makaronat të kenë zier, shtojmë majdanoz të grirë hollë. Shërbejmë pjatën me thjerrëza dhe makarona duke shtuar në pjatë dhe 1 lugë gjelle vaj të aromatizuar.

Kungulleshka me kos dhe arra

3 kunguj të njomë
100 gr arra
300 gr salcë kosi
200 gr kos
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
2 lgj kopër

Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në feta vezake ose rrumbullake me trashësi 3-4 mm. I vendosim në një tas dhe i marinojmë me vaj ulliri. Më pas nxehim një tigan zgare dhe i pjekim nga të dy anët. Pasi i pjekim, i lëmë të ftohen pak dhe i presim në kubikë të vegjël. Ndërkohë pjekim arrat për 3-4 minuta dhe ato i ftohim dhe i grijmë me thikë në copëza të vogla. Në një tas bashkojmë salcën e kosit me kosin, shtojmë në të hudhrat e shtypura, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kungujt e prerë në kubikë, arrat dhe i përziejmë ngadalë duke i shërbyer në një pjatë duke i spërkatur me pak vaj ulliri dhe pak kopër.

Rriten familjet me një prind të vetëm dhe çiftet pa fëmijë

Sfidat e të qenit prind i vetëm në vendin tonë

Gratë shqiptare janë supergra