Milani e ka nisur shumë keq sezonin, duke marrë vetëm një pikë pas dy ndeshjeve. Trajneri Paulo Fonseca, e ka nisur malore aventurën në stolin e kuqezinjve dhe menjëherë ka përfudnuar në presionin e tifozëve dhe mediave.

Në Itali, ka filluar të spekulohet për një rikthim të mundshëm të trajnerit Massimiliano Allegri, në stolin e “djallit”.

Gazeta me bazë në Torino, “Tuttosport”, raporton se Allegri lidhet me një rikthim të mundshëm te Milani, në vendin e Paulo Fonseca.

Portugezi ka kontratë deri në vitin 2027 dhe për momentin drejtuesit nuk e konsiderojnë aspak një shkarkim të tij. Megjithatë në rast se rezultatet nuk ndryshojnë në ndeshjet e ardhshme, nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit.

Një tjetër rezultat negativ në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, do e vendoste Fonseca-n në një presion të madh, para ndeshjeve të kombëtareve në muajin shtator. /tvklan.al