Të qeshurat me të vërtetë janë ilaçi më i mirë. Kjo vlenë edhe për operacione të trurit pasi ndihmon në qetësimin e pacientit, sipas një studimi të ri. Gjatë operimeve delikate të trurit ku pacienti është i zgjuar, nëse ata janë në panik dhe fillojnë të lëvizin mund të jetë kërcënuese për jetën.

Por neurokirurgët amerikanë kanë gjetur një mënyrë për të gudulisur një zonë të trurit në mënyrë elektronike, për të nxitur qeshjen e menjëhershme të ndjekur nga një ndjenjë e qetësisë dhe lumturisë.

Kjo teknikë është një mënyrë “potencialisht transformuese” për qetësimin e disa pacientëve gjatë operimeve të trurit ku duhet të qëndrojnë të zgjuar.

Për mbrojtje optimale të funksioneve kritike të trurit gjatë operacionit, pacientët mund të kenë nevojë të jenë të zgjuar dhe jo të mpirë, kështu që kirurgët mund të flasin me ta, të vlerësojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të zbulojnë dëmtime që mund të lindin nga resektimi. Teknika që redukton ankthin mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar depresionin ose dhimbjet kronike.

/klankosova