Një qytetar ka sjellë në redaksinë e “Stop” një video, që tregon ndotjen nga fabrika e ziftit.

Një banor i Luzit të Vogël Kavajë, tregon me video, se materialet e ndërtimit për rrugën kanë shkuar në shtëpinë e administratorit të njësisë administrative.

Shkolla “Isa Bajraktari” në Tropojë i ngjan një gërmadhe pas bombardimeve.

Dy tabela sinjalizuese kanë 6 muaj, që qëndrojnë në mes të rrugës në zonën e Brrylit.

Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”./tvklan.al