Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është kampi i refugjatëve kosovarë tek kodrat e liqenit artificial në kryeqytet. Janë 30 familje që jetojnë këtu me azilin e refugjatit që nga koha e luftës së Kosovës dy vjet më parë. Shoqata ortodokse AST, që kujdeset për ta, ka vendosur ta mbyll kampin pasi kaq ishte kontrata dhe deri në fund të këtij muaji, të gjitha familjet kosovare duhet të largohen prej këtej.

Një pjesë e mirë e këtyre familjeve, janë nga zona e Mitrovicës dhe kanë qëndruar këtu, pasi në Kosovë pas luftës nuk iu mbeti më asgjë. Ndërkohë një pjesë e mirë e ndihmave këtyre familjeve ka rreth 6 muaj që u janë ndërprerë. Të vetmen përkrahje që kanë është UNHCR. Sipas kësaj organizate, familjet kosovare që jetojnë me azilin e refugjatit në Shqipëri, kanë disa alternativa për të vendosur. Ata duhet të zgjedhin ose të rikthehen në Kosovë, ose të integrohen duke punuar në Shqipëri dhe alternativa e tretë mbetet një emigracion në vendet e tjera, gjë që deri tani nuk është miratuar./tvklan.al