Arsenal shkon në Greqi

Përballje ‘BIG’ ka prodhuar shorti i raundit të 1/8-ave të Uefa Europa League i hedhur në Nion të Zvicrës.

Goglat vendosën përballë njëra-tjetrës në këtë raund dy ekipe pretendente për trofeun, Manchester United dhe Milan.

Dy skuadrat vijnë pas paraqitjeve pozitive në takimet e fundit, ku eliminuan respektivisht skuadra modeste, Real Sociedad dhe Crvena Zvezda.

Përballje me mjaft interes është edhe ajo mes italianëve të Romës dhe ukrainasve të Shkahtar Donetsk.

Pasi kaloi testin Lille, holandezët e Ajax i pret një kundërshtar i lehtë të paktën në letër si Young Boys, që në raundin play-off të grupeve të Europa League eliminoi kampionët e Shqipërisë, Tiranën.

Tottenham Hotspur i Jose Mourinho gjen si rival në këtë raund ballkanasit e Dinamo Zagreb, ndërsa me mjaft interes priten edhe duelet e tjera mes Slavia Prague-Rangers, Granada-Molde, Dinamo Kiev-Villareal dhe Olimpiakos-Arsenal.

Ndeshjet e fazës së 1/8 finale të Europa League do të zhvillohen në dy data, 11 mars vajtje dhe më 18 mars kthimi.

Klan News