Dy mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët i dhanë Shqipërisë dy medalje bronzi në Olimpiadën Paris 2024 do të marrin shpërblime specifike.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu priti Ekipin Olimpik Shqiptar, ku dhe u komunikoi vendimin e Këshillit të Ministrave dhe i falënderoi që atletët ngritën lart flamurin e Shqipërisë.

 Gjatë takimit, sportistët dhe trajnerët ndanë përvojat dhe emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Paris.

Ministrja siguroi se mbështetja për sportin do të vazhdojë të jetë një prioritet i qeverisë, duke synuar që Shqipëria të vazhdojë të prodhojë sportistë të kalibrit botëror.

Dudaev doli i treti në Paris 2024 për peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë, ndërsa Valijev i dha Shqipërisë medaljen e pare olimpike.

Përqendrimi i sportistëve shqiptarë do të jetë olimpiada e radhës, e cila do të zhvillohet në Los Angeles.

Në një mesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar është fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së sportistëve dhe theksoi se qeveria shqiptare, do të mbështesë medalistët me sistem shpërblimesh, që është më i miri në të gjithë rajonin.

Sipas tij, ky është një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.

Klan News