3 javë pas arrestimit në Dubai të të shumëkërkuarit Durim Bami, Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e 45-vjeçarit.

Kërkesa mban firmën e Ministrit Ulsi Manja dhe është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Marrja në dorëzim e dosjes penale të Bamit është konfirmuar dhe nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara.

45-vjeçari u arrestua në Dubai falë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Emri i tij doli në dosjen Revansh, ku Bami kishte rol aktiv në planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Hektor Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Tv Klan