Vendi ynë vijon të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Sinoptikanët parashikojnë mot të nxehtë, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Termometri pritet të shënojë temperatura deri në 39 gradë Celsius. Duke qenë se masat ajrore janë të nxehta temperaturat ndihen disa gradë me tepër sidomos në orët e mesditës.

Indeksi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

Klan News