Raporti për vitin 2017 i Qendrës Europiane për Monitorimin e drogave dhe varësisë nga droga, me seli në Lisbonë e rendit Shqipërinë si një vend prodhues kryesor të kanabisit dhe vajit të tij.

Sipas të dhënave të fundit të cituara në raport, rrugët e trafikimit të lëndëve narkotike janë përqendruar drejt Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, e cila furnizon tregjet e lëndëve narkotike europiane.

Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të kanabisit ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”

Rritjen e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri, raporti e shpjegon si efekt i përhapjes së këtij tregu jashtë mureve të Bashkimit Europian. Në vendet e bllokut sekuestrimi i kanabisit ka rënë me 38% në vitet e fundit, nga 217 ton në 2014 në 138 ton në vitin 2015.

Edhe fqinji ynë Greqia, konsiderohet një pikë e rëndësishme hyrëse në BE për kanabisin shqiptar, që shpërndahet më pas në Itali, Kroaci, Hungari, Çeki, Austri, madje edhe në Gjermani apo Francë.

Tv Klan