Britanikët janë në kërkim të vendeve të paprekura dhe autentike, e për këtë në vend të ishujve Grekë po zgjedhin Shqipërinë.

Kështu shkruan e përditshmja britanike Daily Express në një nga shkrimet dedikuar Shqipërisë, që e cilëson si perlën e bukur të fshehur evropiane.

Në Shqipëri pushuesit mund të përjetojnë rivierën shqiptare, të notojnë në ujërat blu mahnitëse, të ecin nëpër parqe kombëtare dhe të vizitojnë muzetë dhe vendet kulturore.

Nëse po mendoni të udhëtoni vetëm, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës suaj shkruhet ndër të tjera në artikull.

Disa nga plazhet që sugjerohen për pushime janë Ksamili, Dhërmiu, Jala apo Himara.

Jo vetëm për detin, por vendi ynë rekomandohet edhe për turizmin malor dhe atë kulturor.

Me trashëgiminë e saj historike magjepsëse, natyrën e paprekur dhe përballueshmërinë, Shqipëria është një destinacion i përsosur për aventurierët.

Në një tjetër shkrim për Shqipërinë, Daily Express fokusin e vendos tek çmimet e favorshme.

Krahasuar me vendet e tjera evropiane, thuhet se vendi ynë është një destinacion i lirë pushimesh.

Tv Klan