Nëse një italian mendon për të pushuar jashtë vendit të tij, e para që i vjen në mend është Shqipërisë.

Janë mediat italiane që kanë publikuar të dhënat e marra nga Social Data që grumbullon kërkimet online për pushimet.

Siç duket edhe në këtë tabelë Shqipëria është në krye të kërkimeve të italianëve që duan të pushojnë jashtë kufijve për të dytin vit radhazi.

Pas vendit tonë italianët mendojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas për Greqinë, Kroacinë, Egjiptin, Spanjën e Portugalinë.

Kërkimet më të larta janë për muajin Gusht kur edhe shumica e italianëve bëjnë pushimet e tyre. Kjo ka bërë që ditët e fundit në portet e Durrësit dhe të Vlorës të punohet me kapacitete maksimale në përpunimin e trageteve.

Një pjesë e konsiderueshme zgjedh aeroportin e Rinasit për të mbërritur në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, në gjysmën e parë të këtij viti, nga Janari deri Qershor  vendin tonë e kanë vizituar mbi 486 mijë italianë me një rritje me 57% në krahasim me një vit më parë.

Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda mbeten qytetet ku italianët zgjedhin më së shumti të kalojnë pushimet e tyre.

Tv Klan