Sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”, Shqipëria është destinacioni i ri nën radar, i cili ofron një ndërthurje të vendeve arkeologjike, maleve dhe fshatrave tradicionale plot hijeshi.

Vitet e fundit, turizmi në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më në rritje dhe ky vend ballkanik është kthyer shpejt në destinacionin kryesor evropian.

I pasur në trashëgiminë e tij historike dhe natyrore, Shqipëria kryeson mes vendeve të lashta arkeologjike.

Vendi mesdhetar është gjithashtu shtëpia e liqeneve dhe plazheve ku mund të pushoni këtë verë. Më tej revizta franceze rendit, liqenin e Ohrit, liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe një nga liqenet më të vjetra në botë. Për t’u freskuar, nuk ka asgjë më të mirë se një nga plazhet e liqenit të Pogradecit, i cili është i rrethuar nga malet.  Krahas ujërave të liqenit, do të keni mundësi të vizitoni edhe sitin arkeologjik të Linit.

Plazhet e Ksamilit, janë një tjetër destinacion që rekomandohet nga e revista franceze. Ksamili është një vendpushim i njohur bregdetar, i cili ofron shumë plazhe ku mund të pushoni. Përreth zonës ndodhen disa ishuj të vegjël të pabanuar.

Në afërsi të Ksamilit është edhe zonën e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Duke lënë Ksamilin dhe duke u ngjitur drejt maleve, rruga të çon në Syrin e Kaltër. I vendosur në fund të luginës së Delvinës dhe Sarandës, liqeni njihet si një zonë e mbrojtur që nga viti 1996, që përfshin 180 hektarë pyll.

Numri i turistëve francez në Shqipëri kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. për periudhën 5 mujore, janar-maj kanë hyrë në Shqipëri mbi 53 mijë turistë francez ndërsa vitin e shkuar për të njëjtën periudhë ishin 25 mijë.

Klan News