“Edhe një herë ju njoftojmë që në qendrën tonë se kemi hapur shtabin tonë qendror dhe do të përpunojmë të dhënat dhe jemi vazhdimisht duke përpunuar të dhënat. Mund të themi që nga të dhënat e para që kanë ardhur në këtë qendër, mund të themi që pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje është rreth 60% dhe kjo pjesëmarrje, ne kujtojmë është një pjesëmarrje solide, një pjesëmarrje e mirë e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet nacionale 2004, ndërsa për rezultatet preliminare të fitores të Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’ju njofotojmë diku afër mesnatës dhe ne besojmë do të kemi fitoren e madhe, ashtu si jo vetëm e kemi parashikuar, por ashtu si do të jetë.” /tvklan.al