Ka patur debate dhe mendime të ndryshme në seminarin e UEFA-s me trajnerët e kombëtareve të Europianit. Gjithçka lidhej me numrin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet finale.

Drejtuesit e ekipeve kanë nevojë për më shumë mundësi zgjedhjeje dhe kërkojnë një numër më të madh lojtarësh se 23.

“Për mua, është më mirë 26 lojtarë, sepse disa pozicione kanë nevojë për tre lojtarë në fushë. Sulmi ka nevojë për tre lojtarë. Është e rëndësishme që të 26 të jenë të gjithë në listë”, thotë trajneri i Italisë, Spalleti.

“Unë jam për të pasur 26 lojtarë, të kesh më shumë alternativa dhe të mund të bësh ndryshime në rast të një dëmtimi gjatë garës. Ata do të na thonë së shpejti se cili është vendimi përfundimtar”, shprehet trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente.

Nagelsmann i Gjermanisë është kundër pasi për të është më e rëndësishme harmonia në skuadër dhe morali i lojtarëve.

“Fakti që disa lojtarë nga 26 ishin ulur në tribuna nuk është i mirë. Raporti mes lojtarëve të kënaqur dhe të pakënaqur thjesht nuk është i duhuri”.

Për shkak të pandemisë Covid-19, UEFA kishte lejuar skuadrat me 26 lojtarë në vend të 23 si zakonisht në turnetë e mëparshëm të mëdhenj si Kupa e Botës 2022.

Tv Klan