Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gjyqi ndaj tre bossëve të firmës Gjallica është shtyrë edhe sot në Gjykatën e Faktit Tiranë. Dy avokatët Maks Haxhia dhe Mark Pëllumbi nuk janë paraqitur në seancën e sotme për të mbrojtur dy klientët e tyre Fitim Gërxhalliu dhe Gani Kadria. Ndërkohë në sallë është sjellë e pandehura Shemsie Kadria si dhe ka qenë prezent avokati i saj Shefqet Muçi.

Kryetari i grupit gjykues Sokol Çomo ka bërë shtyrjen e seancës dhe pezullim, por kundër kësaj ka qenë avokati Muçi, i cili duke qenë i pranishëm së bashku me klienten e tij ka kërkuar korrektësi nga gjykata për zhvillimin e çështjes, pasi klientja e tij ndodhet në qeli.

Më datë 6 Tetor sipas mbrojtjes duhet të skadojnë afatet e hetimit dhe paraburgimit për bosen e Gjallicës. Pas kësaj date në qoftë se gjykata nuk jep vendim ndaj të pandehurve, në skadimin e afatit Shemsie Kadria duhet të dalë nga qelitë./tvklan.al