Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka nisur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, procesi i çështjes Gjallica. Që në fillim të seancës, avokati i Fitim Gërxhalliut, i cili u dorëzua vetë në polici, dy ditë më parë, ka kërkuar shtyrjen e seancës. Klienti im, tha avokati Mark Pëllumbi, kërkon të jetë i pranishëm gjatë zhvillimit të gjyqit, pasi ai mund të ketë shumë gjëra për të thënë. Për këtë kanë rënë dakord edhe prokurorët Thëllëza Allku dhe Bilbil Meta, si dhe avokatët e Shemsie Kadrisë dhe Gani Kadrisë.

Kështu trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Edmond Gogo, vendosi që seanca të shtyhet për më datë 8 Maj, seancë në të cilën do të marrë pjesë edhe Fitim Gërxhalliu. Duke u bazuar tek kërkesa e avokatit të Shemsie Kadrisë, trupi gjykues, vendosi t’u kërkojë edhe njëherë dy të pandehurve të tjerë, nëse i përmbahen të njëjtit qëndrim, pas arrestimit të Fitim Gërxhalliut./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego