Një ari polar ka sulmuar për vdekje një grua dhe një djalë në një zonë të largët të Alaskës.

Sipas policisë kjo ngjarje e rrallë ndodhin në bregun e largët perëndimor të Alaskës, ku pas sulmit një  burrë vrau ariun.

Identiteti i viktimave nuk u bë publik pasi autoritetet po përpiqeshin të njoftonin familjet e tyre.

Mediat lokale thonë se sulmet e ariut polar janë jashtëzakonisht të rralla.

“Polar Bears International” bën të ditur se vetëm 20 njerëz në mbarë botën janë vrarë nga arinjtë polarë midis viteve 1870 dhe 2014, megjithëse frekuenca e sulmeve po rritet.

Uellsi, një fshat me rreth 150 banorë në ngushticën e Beringut që ndan Shtetet e Bashkuara nga Rusia, me një grup komunitetesh indigjene që tradicionalisht kanë gjuajtur arinj polarë për të jetuar.

Arinjtë, popullsia e të cilëve po zvogëlohet, mbështeten te akulli për të kërkuar ushqimin  e tyre.

Disa komunitete të Arktikut përdorin arinjtë polarë për t’u mbrojtur banorët nga kafshët e tjera, prandaj dhe ngjarja e fundit është mëse e rrallë për ta./tvklan.al