Massimiliano Allegri mund të nisë një aventurë të re në Portugali. Sipas “Corriere Dello Sport” është Benfika që synon ta afrojë trajnerin italian. Drejtuesit e klubit nga Lisbona kanë deklaruar se Roger Schmidt nuk është më në krye të skuadrës edhe pse kontrata e tij përfundon më 30 qershor të 2026.

Ndërkohë menaxheri i Allegrit, Giovanni BranCHini ka patur kontakte dhe mund të ketë zhvillime shumë shpejt. Massimiliano Allegri është pa ekip prej muajit maj kur Juventus e shkarkoi pak ditë pasi fitoi Kupën e Italisë.

Nëse Allegri do të firmoste për Benfica do të ishte përvoja e parë jashtë Italisë ku përveç Juventus ka drejtuar edhe Milanin.

Tv Klan