Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partitë politike me fushatat e tyre kanë harruar të përmendin kushtet ekonomike dhe varfërinë që kanë mbjellë vetë ata. Në programet e shpalosura nuk gjen qarje halli për të papunët apo të ardhurat e pakta për mbijetesë. Shqetësimin e ngre Bashkësia e Sindikatave të Pavarura, e cila vëren se fushata e nisur me zhurmë është larg halleve të qytetarëve. Sipas kryetarit Kërçiku, ata nuk ushqehen me fasadat e ndërtesave.

rçiku:- “Një pjesë e parave të fushatës vërtetë do shkonin tamam për një luftë reale kundër varfërisë, për rritjen e pagave dhe pensioneve, se ne themi dhe këtë, çfarë do ta gjente Shqipërinë sikur në momentin e dhënë t’i dyfishonte pagat e pensionet, çfarë do të tronditej”.

Kjo është një fushatë më vete e bashkësisë së sindikatave, pavarësisht se nuk është subjekt e merr pjesë në zgjedhje. Sindikalistët kërkojnë të votohet ndryshe këtë vit, për njeriun dhe programin dhe jo për partinë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti