Edhe java që shkojë u mbyll me të paktën 10 të vdekur nga krimi. Kronikat e mediave kanë raportuar çdo ditë nga disa akte kriminale që kanë përfunduar me disa viktima, siç ishte rasti i Fierit, ku pas një zënke dy persona u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, por edhe këta të fundit shpëtuan për fatin e tyre dhe jo prej mëshirës së vrasësit.

Prologu i një situate me rend të trronditur ishte vrasja demostrative e komisar Gani Malushit në fillim të këtij muaji me një super kriminel. Ndërësa reagimi i vetëm i Policisë së Shtetit ka qënë disa konferenca të sforcuara për shtyp, duke demostruar shifrën e personave të arrestuar. Asnjë prej krerëve të policisë që ka lexuar përpara gazetarëve raportet çoroditëse të shifrave me përqindje, nuk ka folur për përgjegjsinë dhe paaftësinë e policisë në parandalimin e krimit, detyrë më humane dhe ligjore se arrestimi i vrasësve edhe nëse shifrat e të arrestuarve janë të vërteta.

Edhe disa post blloqe policore të ngritura ngathtësisht pas çdo krimi në akset nacionale, më shumë se parandalim të krimit krijojnë një gjëndje shqetësimi dhe ankthi te qytetarët, por java që u mbyll trregojë qartë dhe humbjen e kontrrollit nga ana e uniformave blu. Vrasja e një fshatari në Kukës nga ana e uniformave në rrethana jo shumë të qarta, tregojnë për tronditje të shtetit të së drejtës, ku polici rrëmben dhe të drejtat e prokurorit e gjykatësit.

Zhvendosur jo vetem në qëndër të akuzave të opinionit publik, por edhe të debatit politik, rendi dhe policia ka mbetur peng i situatës jo fort të qartë politike që po kalon vendi. Për liderin demokrat Berisha:
“Gjykatat tona nxjerrin të pafajshëm kriminel, me thoni ju si ka mundësi që prokurorë flenë mbi dosje krimi dhe nuk i lëvizin ato”.

Ndërësa kryeministri dhe kryetari socialist është i bindur se krimi është rritur në përpjestim të drrejtë me temperaturat e gushtit dhe sigurisht do të ulet me ardhjen e dimrit.

Fatos Nano: “Ka shumë vështirësi për të mbijetuar në Shqipërinë demokratike dhe nuk besoj se ndonjë kolpo temperature e javëve dhe ditëve të fundit nuk do të ndryshonte tendencat jo vetëm të vitit të fundit, por tashmë 3-4 vjeçare të rënies së kriminalitetit dhe të rritjes së forcës mbuluese dhe goditëse të policisë dhe të drejtësise kundër krimit, veçanërisht atij të organizuar./tvklan.al