Minat ende vrasin në Kosovë. Si pasojë e shpërthimit të tyre një vajzë 14 vjeçare nga Gjakova ka gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur dhe 4 fëmijë. E rënduar është situata dhe në Fushë Kosovë ku serbët ende e mbajnë të bllokuar rrugën. Diskutimet e sotme mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe palës serbe nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Majk Xhekson ka deklaruar se do të dërgojë më shumë forca të KFOR në Fushë Kosovë. Janë gjetur sot trupat e dekompozuar të dy shqiptarëve të masakruar që në kohën e luftës në Kosovë. Sot viziton krahinën një delegacion prej 16 anëtarësh për punët civile pranë NATO-s.

Ndërkohë Hollbruk ambasadori i SHBA-së në OKB, në një intervistë, ka deklaruar se demilitarizimi në Kosovë duhet përshpejtuar. Kështu për Hollbruk pengohen konfliktet e shpeshtuara kohët e fundit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori