Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe më shumë se dyqind e pesëdhjetë të tjerë janë plagosur nga përleshjet e ashpra mes shqiptarve dhe serbve në Mitrovicë. Përleshjet shpërthyen pas mbytjes së tre fëmijve shqiptarë në lumin Ibër. Vdekja e tyre shkaktoi dhe reagimin e shqiptarve të cilët tentuan të kalonin urën që ndan Mitrovicën, por pasi ka ndeshur në rezitencën e ushtarve të NATO-s ata janë përleshur me qindra serbë të mbledhur në anën tjetër të ksaj ure. Viktimat e shakaktuara nga situata e dalë jashtë kontrollit, ku palët përdorën armë zjarri dhe grenata, janë tetë shqiptarë dhe dy serbë. Një mjek në spitali ku janë ndërguar të plagosurit sqaroi se dy nga shqiptarët kanë gjetur vdekjen pasi janë qëlluar me armë zjarri ndërsa shtoi se njëzet prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë. Trupat paqeruajtse të NATO-s kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba plastikë në përpjekje për të vënë në kontroll situatën. Gjatë këtyre përpjekjeve janë plagosur dhe njëmbëdhjetë ushtarë francezë të KFOR-it tre prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda. Situata e rënduar ka detyruar NATO-n që të vendosë shtetrrethimin që nga ora shtatëmbëdhjetë deri në orën shtatë të ditës së nesërme. Ndërkohë serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuar dy rrugë kryesore në fshatin Çakllavicë (Çagllavicë) në afërsi të Prishtinës. Protestat e Mitrovicës janë pasuar nga grumbullime masive të shqiptarve dhe në qytete të tjera si Prishtinë, Pejë, Gjilan e të tjerë. Në qytetin e Pejës marshuan tre mijë shqiptarë në zonat ku banojnë serbët dhe u kanë vënë zjarrin pothuajse të gjitha shtëpive të tyre. Efektivat e UNMIK-ut janë përpjekur të ndalojnë përshkallëzimin e situatës në këtë qytet dhe gjatë këtyre përpjekjeve në fshatin Bellopojë ka gjetur vdekjen. E njëjta situatë është regjistruar dhe në Gjilan ku me qindra shqiptarë kanë marshuar drejt zonave të banuara nga serbët. /tvklan.al