Edi Rama: “Prisja sot që kryeministri i Shqipërisë të bënte ndjesën e tij për këtë tjetër goditje që për shkak të një anëtari tjetër të kabinetit të tij Shqipëria mori në sytë e mbarë botës në një moment kaq të rëndësishëm për vendin e angazhuar në proceset integruese, por Sali Berisha doli sot për të treguar se shkarkimi i aty për atyshëm dhe e përsëris, plotësisht i drejtë i Ministrit të Kulturës, nuk kishte të bënte me asnjë lloj analize të drejtuesit të qeverisë lidhur me çka tregon shfaqja brutale mbi marrëdhëniet e kabinetit qeveritar me ligjin e shërbimit civil. por Sali Berisha sot doli për të sulmuar një institucion publik dhe vijoi rrugën e tij të vjetër të përbaltjes së bashkisë së Tiranës, e cila është një pasqyrë që në fakt e ka shqetësuar historikisht Bajraktarin e paaftë për të ndërtuar shtet e institucion. Fatkeqësisht Shqipëria sot nuk e ka kryeministrin që i duhet dhe nëse u bënë tre ministra që zyrtarisht janë objekt i drejtësisë kjo flet qartë për dështimin e njeriut që drejton qeverinë e vendit, i cili nuk ka zgjedhur ministra për t’i shërbyer republikës dhe qytetarëve të republikës. Sa për akuzat dhe shpifjet e sotme e të nesërme ndaj bashkisë së Tiranës dhe meje personalisht Sali Berisha do ta marrë përgjigjen jo nga unë, por nga qytetarët e qytetaret e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë në 28 Qershor kur Shqipëria do ta mbyllë kontratën me të dhe me Partinë Demokratike dhe do të lidhë një kontratë të re për një rrugë të re me koalicionin e Bashkimit të ri për Ndryshim”./tvklan.al